News dal sito
DOMENICA 30 APRILE - EJANINA
Ore 16,00- Vallje e Sfilata Gruppi Folclorici
equipi
Histori - Kulturë - Turizëm

Vendi - Struktura urbane - Historia
Frasnjotė tė nderuar
Monumentet - Riti
Doke e zakone
Vera
Biblioteka e muzeume
Puna Prodhuese
Shoqata
Ngjarje
Numėrat e duhur
Frasnita mbi webin
 
VENDI
Midis bashkësivet arbëreshë të provinçës së Kosencës, Frasnita është sigurisht ndër më të favorizuarat nga ana e vendit gjeografik: e përshkuar nga Autostrada SA-RC është e arritshëme lehtësisht edhe për në rrugën Provinçale 105. E rrethuar nga Veriu nga vargmali i Pulinit, është gjithë e kultivuar vreshta dhe ullinj. Ka lartësi 486 metrash mbi nivelin e detit, ka klimë të butë me dimra të butë dhe vera të ngrohta. I këndshëm peisazhi, malor nga Veriu, ku e vënë në kornizë malet të veçantë të Pulinit, të emërtuar Dolomite të Vogëla për efektet kromatike të jashtëzakonshëm, i sheshtë nga Jugu ku mund të admirohen vreshtat të pazakonshme, prodhuese e verës së fanshme D.O.C. Pollino dhe ullinjtë, që bienë në zonën parapulinit i D.O.Pit Bruzio, fryti i secilevet pasuron me vlerë gjellat e kuzhinës së vendit.

STRUKTURA URBANE
Organizimi urban i qendravet arbëreshë është interesant nga ana arkitektonike. Gjitonia është berthama themelore e karakterizuar nga struktura e quajtur italisht “a profferlo”, me shesh qendror tek shpërndahen shtëpitë që, lashtërisht , kishin shkallë të jashtme. Strukturë arkitektonike dhe sociale, gjitonia është vend mbështetje privat dhe publik, vend pune e argëtimi, vend kalimi i kulturës gojore dhe i vlerëvet shoqërorë. “Gjitoni më se gjiri” reciton urtësia popullore

HISTORIA
Shpërngulja e tmerrit (1470/78), pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skanderbegut (më 17 janar 1468), sipas vjershëve të rapsodisë, ka shmanguar drejt bregdetevet të Italisë pothuaj se triqindmilë Shqipëtarë.
Tokat të sigurta të shtëpisë së Aragonës, e mirënjohës për ndihmën e sjell nga atleta Christi Gjergj Kastrioti Skanderbegu në kohën e luftës kundër Anxhoinevet, kanë mirëpritur të mërguarit me prejardhje nga bregu lindor i Adriatikut.
Midis këtyre, ata që, pas shtegtimeve të ndryshëme dhe të gjatë, u kanë caktuar, rreth vitin 1490, në territorin e Frasnitës së sotme.
Emërtimi Frashineto i përdorur, sipas burimevet dokumentare që nga viti 1264 nuk është, por, i referuar vendit modern arbëresh.
Shumë studiuesë përputhjën duke referuar këtë emërtim një vendi i ndodhur në territorin fshatar të Kastrovillarit, afër qishës së vogël kushtuar Shën Mërisë së Mëshirisë.
Kapitullit të themelimit të Frasnitës, që më parë ishte e quajtur Kasal di San Pietro ose Kasal Nuovo del Duka, janë datuar më 1490 dhe japin emërat e kontraktuesëvet: Marino Tomaçello, peshkopi i Kasanos, dhe zoti i vlefshëm i fshatit, dhe Shqiptarët.
Fshati, i varur atëherë nga juridiksioni civil dhe kishtar i Kasanos, numëronte tridhjetë kolibe dhe një qishë e kushtuar Shën Lorenxos.
Emri Fraxinetum debitohet një frashërishtje që gjëndei pranë fshatit.
Kjo e para bërthamë të mërguarish u rrit pas shpërnguljës së Koronevet (1534); shënjat të këtij fenomeni janë të dëshmuara nga onomastika e Frasnitës.
Bashkëjetësa me popullsitë vendëse, e karakterizuar nga mosdurim reciprok, përcaktoi themelimin atij që mund mbahet për geto, K a lëtiret / Ka lëtinjtë, ku jetojnë të ndarë gjithë ata që nuk flisnin gjuhën arbëreshe.
Vitit 1491 i përketën kapitullit të themelimit të Ejaninës. Në vitin 1500 qendra e vogël shkoi nga sundimi i Princëvet të Kariatit, Princëvet Polikastrello të Kastrovillarit dhe, pastaj, Sanseverinevet nga Bisinjano.
Komuniteti, i quajtur lashtërisht Li Portiçilli e, pastaj, Purçilli, detyron emërin e sotëm lumit Ejano që i rrjedh afër . Megjithëse hynë te bashkia e Frasnitës, Ejanina paraqitet si realitet i veçuar me doke dhe zakone tipike dhe me një variant gjuhësor të veçantë.


top

Frasnjotë të nderuar
Frasnita është vendlindja e personaliteteve që i kanë bërë dritë botës kulturore arbëreshe.
Midis këtyre: Domeniko Bellushi (1774-1833), peshkop i Sinopes dhe president përjetë i Kolegjit të Shën Adrianit në Shën Mitër, institucioni kulturor më i madh, bashkë me Seminarin Grek-Shqiptar të Palermos, për Arbëreshët; i vëllji i tij Mikele Bellushi (1754-1806) autor me pseudonimin “Filalete” i një apologjije mbi zakonet fisnike arbëreshe me titull Risposta alla relazione di Monsignor Cardamone Arcivescovo di Rossano al delegato della Real Giurisdizione contro l’Arciprete Albanese di San Giorgio. Risposta di Filalete (Përgjigje shkrimit e Monsinjor Kardamonit Kryepeshkopi i Rossanos delegatit e Juridiksionit Mbretëror kundër kryepriftit arbëresh i Shën Gjergjit. Përgjigja e Filaletit); nipi i tij Mikele Bellushi (1803-1876), famullitari intendent i Frasnitës dhe autor mbledhjesh poezish të pabotuara në gjuhën arbëreshe; Viçenx Dorsa (1823-1855), teorik, ndër më të mëdhenjtë, të drejtavet civile të Italisë së Jugut dhe autor të veprave themelore të kulturës arbëreshe. Midis këtyre: Tra gli Albanesi. Ricerche e Pensieri (Midis Arbëreshët. Kërkime dhe Mendime), Studi etimologici sulla lingua albanese (Studime etimologjike mbi gjuhën arbëreshe), La tradizione greco-latina negli usi e nelle credenze popolari della Calabria Citeriore (Tradita grek-latine ndër zakonet dhe ndër besimet popullore të Kalabrisë së Këtejme). I çmuar shumë nga De Rada ka qënë Akille Parapunja (1855-1883) autor poezish lirike me stil klasik. Përmendën edhe papàs Bernard Bilota (1843-1918) autor mbledhjesh rreth kulturës popullore gojore arbëreshe; Lluka Miranda (1852-1936) poet romantik; papàs Françesko Solano-Dushko Vetmo (1914-1999) themelori i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin Kalabrisë dhe autor poezish, dramash, novelash dhe i gramatikës së gjuhës shqipe; papàs Domeniko Bellici-Vorea Ujko (1918-1989), lirika e secilit në shënjën e kundërshtimevet ka qënë konsideruar një nga ato më energjike të jetës kulturore bashkëkohore; arkimandrit Xhusepe Ferrari (1913-1990) docent i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Barit dhe autor mledhjeve të këngave arbëreshe, që ka botuar edhe një libër gramatike i gjuhës shqipe; protopresbiter Emanuell Xhordano (1920) themelor dhe drejtor e revistës Zëri i Arbëreshëvet dhe autor i Fjalorit; papàs Antonio Bellushi (1934) themelor i revistës Lidhja dhe autor e studimeve demologjike dhe gjuhësorë; Lluka Perrone (1920-1984) autor mbledhjesh këngave, përrallave dhe traditave popullore arbëreshe. Frasnjotë edhe disa personazhe themelore të antifashizëmit së Kalabrisë: Andrea Kroça (Çivët 1898-1984) dhe Alesandro Polikastro (1889-1967).


top


QISHA E FAMULLISË SË FJETURIT E SHËN MËRISË VIRGJËR - QISHA E MADHE
Qisha e famullisë e kushtuar të Fjeturit e Shën Mërisë Virgjër (Kimisis), ekzistuese para ardhjes së Arbëreshëvet, ka qënë riorganizuar dhe zgjeruar në gjysmën e dytë të shekullit XVIII dhe inauguruar rreth vitit 1767. Ndërhyrje të mëtejshëme për përshtatjen e strukturës qishtare ritit grek-bizantin i përket vitit 1946, kur u porositën holandezët Xhirolam Leusing realizimi i ikonavet për ikonostasin, një nga më të pasurit të Eparhisë. Plani i qishës ka formën e kryqit latin. Brëndësia, me një anijatë, është në stilin barok. Mund të soditen ikonat e shëndritshme të shkollës ruse të Xhirolamit Leusing, ata të Josif Drobonikut, ikonograf shqiptar, statuja druri me vlerë që përfaqëson Shën Mërinë e Papërlyer dhe pikturat të shekullit të tetëmbëdhjetë të Xhenesios Galtieri që përfaqësojnë marrjen e Shën Mërisë në qiell, Shën Mërinë me Jezuin Fëmijë dhe Shënjtrat Françeskos nga Paola e Trifon.

KOPELJA (KAPELA) E SHËN LLUÇISË
E vendosur në qendrën historike, në sheshin e Skanderbegut, qishëza, e rindërtuar rreth vitit 1552 mbi një strukturë e mëparshme , ka planin në formën e kryqit latin. Brëndësia, me një anijate, është në stilin barok. Në vitet Nëntëdhjetë të sh. XX, sipas vullnetit e papàsit Françeskos Solano, qishëza qe e pasuruar me një ikonostas të çmueshëm mermerti me larime të sipërme dhe dyer druri. Ikonat, të realizuara nga ikonografi shqiptar Josif Droboniku, janë ngallmuara në një mur madhështor mermeri dhe i dekoruar. Sipas vullnetit e të njëjtit papàs, mozaiku që paraqet shënjtën dëshmore nga Sirakusa, i realizuar nga i njëjti ikonograf, zbukuron ballin e thjeshtë. Kapela herët ishte kushtuar Shpirtravet e Purgatorit (Hekakeqevet). Një kapelë e vogël njëemërake ngrihei herët në lagjen italianfolës Ka Lëtiret.

QISHA E SHËN MËRISË KËTJE LARTË Ndërtimi i ish-asketarit i kushtuar Shën Mërisë Këtje Lartë (Madonna delle Armi ose degli Aramei) i përket skekujvet X – XI. Qisha, e së cilës sot qëndrojnë vetëm dy mure përfshijtur në shkëmbin e Timbës së Korbit (Timpone del Corvo), paraqitei si ndërtesë dykatëshe me qeli të përdorura nga murgjit basilianë të manastirit e Shën Pjetrit që kushtoheshin jetës shpirtërore.

QISHA E SHËN VASILIT TË MADH EJANINË
Qisha e Shën Vasilit të Madh në Ejaninë i përket shekullit XVIII. Brëndësia , me një anijate e në stilin barok, paraqiste, lashtërisht tre altare latine. Karakterizohet nga kupola gjashtëkëndëske, balli i ndarë në tre pjesë e kamarja dhe mozaiku që përfaqëson Shën Vasilin që qëndrojnë përmbi portalin. Ikonostasi i përket fundit të vitevet Dyzet të shekullit XX.
Aty ruhën shtatuja e drurit të drunjtë të Shënjtravet Vasil dhe Luçia të shekullit XIX, disa piktura të shekullit XVIII të Galtierit dhe të Bilotës, dhe ikonat të shkruara nga Jannakakis, Turrà dhe Droboniku.

QISHA E SHËN PJETRIT
Monument kombëtar i përket shekullit të X, qisha e kushtuar Apostullit Pjetër është e vendosur nga ana jug-perëndimore e qytetit e quajtur lashtërisht Pylli i Shën Pjetrit. Burime documentare dëshmojnë një kuvend i shtuar basilikës.
Monumenti, sot me plan të karakterizuar nga tre absida të vendosura mbi dy boshte drejtkëndore, parashtronte, në fillim, të katërtën absidë në anën lindore.
Brendësia, e pasuruar gjatë shekullit XVII me afreske, me dekore stokos dhe altare, është e ndarë në tre anijata nga shtylla mbështetëse me prerje në trajtë kryqi.
Sintezë e përsosur ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, qisha paraqit anën kungore , kupolën dhe prezbiterin në mënyrë tipike bizantine kurse ndarja në anijata bashkon shumë monumente të Perëndimit i krishterë. Tipike kupola me kësulë me shkallë të mëdha bashkë qendrore të ngushta në drejtim të majës e të shtruara me tjegulla; i veçantë edhe orientimi i jashtëzakonshëm i shënjtërorit drejt perëndimit.
Ka qënë seli i murgëvet italo-grekë deri në 1750.


top


RITI BIZANTIN-GREK

Themelimi, në vitin 1919, i Eparhivet të Ungrës dhe të Horës së Arbëreshëvet siguroi mbrojtjen e identitetit fetar arbëresh. Viti liturgjik bizantin parashikon tre cikële festash: festa me datë të pandryshueshme, me datë të lëvizshme dhe cikëli i përjavshëm, dhe formularet e Shën Xhovanit Krisostomo, Shën Vasilit të Madh, të Shënjtit Apostull Xhakom dhe të Presantifikatëvet. Liturgjia bizantine karakterizohet nga solemniteti dhe simbolizëmi; riti për praninë e klerit të martuar, veçantinë e strukturës arkitektonike, dhënien e pagëzimit (për zhytje), krezmimin dhe kungimin (sipas bukës e verës) tek e njëjta cerimoni e të martesës (kurorëzimi).

TË VËNURIT KURORË
Në ritin e martesës bashkëdikojnë dy shërbesa: shërbesa e fejesës ose martesore që kulmon me shkëmbinim e unazavet (prifti dhe kumbarët i ndërrojnë për tre herë) që shërbyesi i vendosën te gjishti i unazës së dorës së djathtë si peng besje, e shërbesa e martesës ose kurorëzimi. Stefanoma (kurorëzimi), pika kryesore i cerimonisë martesore, megjithëse përmend në Shkrimet të Shenjta, për të parët të krishterë vinte nga konteksti pagan i pranishëm. Shën Janji Krisostom thot se kurorët janë simboli i fitores së nusës dhe të dhëndërrit mbi pasionet, në rradhë të parë mbi epshin.
Pas shkëmbimit e trefishtë të kuroravet, nga prifti dhe nga kumbarët, ndjekin leximet të Epistullës (Ef. 5, 20-25) dhe të Vangjelit (Ungjillit) (Jj 2, 1-11), bekimi i kupës e përgjithshme, simbol harmonie, bashkësie e gëzimi dhe vallja e Isaiës, kur prifti, duke marr për dore nusën dhe dhëndrin, i udhëheq rotull për tre herë duke simbolizuar aq të qenët unik i prirjes së krishterë sa hyrja te përmasa e përjetshme.

JAVA E PRIGATORËVET
Festë me datë të lëvizshëm e varur nga Pashkët, java që përkujton të vdekurit bie përsëri midis fundit të janarit e muajit e fjavarit, periudhë te cila edhe qytetërime të tjerë, si ai grek e ai romak, themelore për caktimin e kulturës perëndimore, kremtojnë rituale plotë sugjestionim, përkatësisht gjatë festavet “Antesterie” dhe “Febbruali” që përkujtojnë e sigorojnë përkrahjen e qytetarëvet e mbretërisë pa dritë. Arbëreshët me rit bizantin-grek, dje si sot, lartësojnë “Shërbesën e varrimit”, lutje korale për kujtimin e të vdekurëvet, dhe sinjalizojnë alteritetin e kësaj periudhë me përgatitje ushqimore të veçanta (kollivi – grurë të zier dhe bukë devocionale) të dhëna më të shumtën si lëmoshë vikaravet e të vdekurëvet: të varfërit, lypëset dhe Prigatoret, tipologji e veçante të maskuar që në muzg enden rrugëvet e qytetit.

IKONA
Ikona si shfaqje e Perëndisë, vend real i pranisë hyinore, figurë e mbyllur në një tablo teologjik vertikal, baraslera e Biblës në formë e ilustruar. Shfaqen në të parët shekuj të krishtërimit, shembullit më të lashtë kanë qënë prishur nga tërbimi ikonoklast. Pjesa më e madhe e ikonavet e qishavet arbëreshe ndjek normën ikonografike kretase-veneciane. Të shkruara mbi dërrasa të përgatitura dhe të praruara në mënyrën e nevojshme, janë të vendosura mbi një ndarës përkatëse, ikonostasi, dallim simbolikë, sipas Naxianxenit, midis qiellit dhe dheut, që ndan shenjtëroren nga anijata rezervat besnikevet.

top
 
VESHJET
Shkëlqimi i qëndisjevet me ar mbi mëndafshë të thjeshte me ngyra të ndezura e mbi shkëndijimin e xhipunevet llambadhori (jelekevet fletje ari) i japën diçka mbretërish veshjevet tradicionale të Frasnitës.
Veshja e martesësStolitë: kamizolla – fustan me tonalitete të kuqe të ndryshme (nga purpuri deri në çiklamin), coha – fustan i kaltër përmbi, linja – këmishë e bardhë me dekolte e zbukuruar nga dantella të holla tyli të qëndisura, skola – plotësues mëndafshi i bardhë i qëndisur me ar për të zbukuruar dekolten, xhipuni - jelek i kaltër stofi lamé ari i qëndisur me pasuri me fije ari, keza – plotësues ari ose argjendi që mbulon topuzin, sqepi/velli – vel tyli i bardhë i qëndisur hollësisht.

PASHKËT E ARBËRESHËVET
Pashkët: festa e festavet, pika qendrore e liturgjisë, fillimi i vitit liturgjik. Java e Madhe parashikon shërbesa të shënjta (akoluthie) gjatë shtatë ditëvet të saj. Të parat tre ditë janë kushtuar akoluthisë e Nimfios: Krishti, Dhëndrri, i Vetëm Njeridashës (Monos o Filànthropos), dhembjet dhe lavdia e Tij. Dhënia e Valit të Shënjt (evchelaion ose lutje dhe val) ka vend të Mërkurtjen e Madhe ; larja e këmbëvet , darka mistike , lutja në Xhetsemanin e tradhtia e Iskariotës janë pikat kryesore e përsiatjes e të Ënjtes së Madhe e cila arrit kulmin me leximin e Dymbëdhjetë Vangjelevet. Kremtimi i Oravet të Mëdha dhe Lutja e Mbrëmjes paralajmërojnë varrimin e varrimevet: varri (epitàfios), që përmban pëlhurën që paraqet kurmin e mbështjellë me qefinin e të Birit të Perëndisë, I qajur nga e Jëma dhe nga ndjekësit e Tij, është gati të qellet me procesion. Të krishterët, duke kënduar Kalimerën e Javës së Madhe dhe Vajtimin e Shën Mërisë, shkojnë për tre herë nën varrin e stolisur me lule për kujtimin e tre ditëvet që Krishti ka shkuar nën tokë. Notat plot hare të Allelujës shoqërojnë, të Shtuntën e Madhe në mëngjes, një kremtin plotë me sugjestionim ku prifti shtron me fjeta dafine trollin e qishës. Errësirat e natës janë korniza ideale për kremtimin e “Fjalës së Mirë”: Krishti u ngjall! Christòs anésti! Cristo è risorto!

Frasnita është njera ndër bashkësitë arbërishtfolëse që ruan në mënyrë te veçante zakonet e Pashkëvet. Frasnitë rron shpirti i lashtë i etnisë arbëreshe. E Hëntja dhe e Martja e Pashkëvet janë konteksti natyror të formavet origjinale të përfaqësimit të identitetit. Midis këtyre, Ushtria e Skanderbegut dhe Vallja, valle me origjinë të lashtë, që disa identifikojnë me choreolën e Romakevet, me vallen pirrike ose me gru, valle e lashtë me origjinë nga Delo e themeluar nga Teseo. Vajzat të veshura me kostumin e çmueshëm tradicional, të udhëhequra nga “kapurelët”, vallëzojnë duke vizatuar spirale të pazgjidhshëme dhe duke kënduar vjershet të rapsodivet që përhimnojnë vlerat themelore të popullit arbëresh dhe heronjtë e tij. Vallja, e vendosur si potkua, ecën hijerëndë madhërisht nëpër udhët e qytetit, rethon dhe zë rob armiq simbolikë që, pas pagesës po aq simbolike e shpërblesës (pije ose bonbone), janë lënë të lirë. Afër valles, “Ata ç’nxijen”, shfaqje tipike e Frasnitës, që sinjalizojnë me blozë fytyrën e atyreve që nuk flasin arbërisht, dhe “Ata me kutullen” që nënshtrojnë ata që kanë flokët e thinjur puthjen rituale e kafkës me paralajmërimin “memento mores!” – “kujto se ke t’vdesh!”

top


VERA
Itinerari i shijshëm që mund të përshkohet gjatë “La Strada del Vino e dei Sapori del Pollino” (Udha e verës dhe të Shijevet të Pulinit), bregëzohet Frasnitë, Qyteti i Verës nga viti 2001, ku mund të shijohet alkimia të D.O.Cut të Pollinos, që lindet nga takimi midis rrushit të zi magliocco caninos, varietet autokton hardhie, dhe aglianicos. Zemra të kuqe, rubin e qershi, me shije të madhe dhe të strukturuar, me reflektime manushaqesh që lëshojnë nota të freskëta dhe dehëse mendërje, duhani dhe pemësh të kuqe. Shumë interessante vera e bardhë, e nxjer nga vinifikimi rrushevet verdena, iuvarella e montonico bianco.
Verat D.O.C Pollino janë thelbësore për të shtuar shijen e kuzhinës së vendit: rashkatjel shpie me lëng shtjerri o kaciqi (makarona shtëpie të ndërtuar me lëng qengji ose keci), gjellë me mishë të kuqe, shtridhëla me fasule (pastë shtëpie me forma të veçanta e gatuar me fasule), lakra me fasule me kothra e me nula (supë e lashtë me perime, lëkura derri e salsiçe me dhjam) , asoje per mbrënda (gjellë e shijshme me kokorec).


top

BIBLIOTEKA NDËRKOMBËTARE “A. BELLUSCI”
Biblioteka Ndërkombërkombëtare “A. Bellusci” ka selinë në Via Pollino n. 84. Biblioteka, pefshtaf i çmueshëm i vëllimeve (më se dhjetëmil), periodikeve dhe revistave të lidhur me kulturën arbëreshe, me diasporën shqiptare nëpër botë dhe me frymën shpirtërore bizantine-greke.

MUZEUMI ETNOGRAFIK ARBËRESH “ARGALIA”
Arti i moçëm i endjes, veglat, produktet manifakture, bota reale dhe simbolike që këta përfaqësojnë e shoqëruar me “këngët tradicionale të argalisë” të intonuara me mjeshtëri të rallë nga zonja Caterina Bellusci, endëse dhe trashëgimtare e vetme e një arti gjithë femëror.

QENDRA VIZITJE E PARKUT KOMBËTAR TË PULINIT
Vegël e rëndësishëme për gradimin turistik dhe e ambientit, strehon Muzeumin e Biondryshimit, që përfaqëson florën dhe faunën e njërit nga parket më të gjerë të Europës

MUZEUMI I VESHJEVET ARBËRESHE NË MINIATURË

Fryti i punës certosine së Piccole Sorelle di Gesù, muzeumi propozon një pamje panoramike e veshjevet së gruas arbëreshe ndër gjithë komunitet së Italisë e ndër tipologjit e ndryshme. Gjatë fillit përcjellës e shpërnguljevet midis dy bregdetevet e Adriatikut, vizituesi mund të sodisë shpirtin mbretëror që karakterizon veshjet e gruas arbëreshe.

top


PUNA PRODHUESE

VËRTETUESË SIGURUES
Istituto di Investigazioni Private di Mario La Rocca via Masci 1 tel. 0981/32024

SHËRBYSE MAKINASH
“Mistral” di Parapugna Antonio via Groppa 4 tel. 0981/396810 – 347 4602577

HOTELE - QIRADHËNËSË - B&B
Hotel Skanderberg s.n.c. Via Arcuri 24 0981/32117-0981/32682
Affittacamere Tre Stelle Via Che Guevara, 1 0981/32289
Affittacamere Il Quadrifoglio Via V. Arcuri, 8 0981/32545
B & B da Immacolata Via Pollino 82 0981/32392 – 340 3201092
B & B Pieffe Viale Europa 0981/32142 – 347 9156521
B & B Ka Drrasza Via dei Latini 61 0981/32626
B & B Casa Rosata, Via Roma 75 0981/32021

USHQIMORE
Laitano Rachele via Roma 127 tel. 0981/32143
Le Voci Giuseppe via Col. Pace 74 tel. 0981/32035
Mosca Lucia via Roma 179 tel. 0981/32364
Pace Giudice Natale C/so della Resistenza-Eianina tel. 0981/32365
“Salumeria del Corso” di Re Angela C/so della Resistenza -Eianina
“da Franca” di Sancineto Franca via Col. Pace 2/4 tel. 0981/32572


SIGURIME
Agenzia Studio 2000 di Prioli Nicola via Isonzo 2 tel. 0981/32393
RAS di Catapano Angelo via F.lli Cervi 2 tel. 0981/32427
INA ASSITALIA di Pace Roseti Carlo p.zza Scanderbeg 6 tel. 0981/32888

VEGLA DHE MAKINERI BUJQËSORE – PLEHE
Blaiotta Salvatore via Roma tel. 0981/32331
De Paola Marietta via Variante tel. 0981/32316
“L’Agricola del Pollino” via Roma 2/4 tel. 0981/32331
“L’Agricola Meridionale” di Perrone Angelo via Groppa 5 tel. 0981/32049

KARROCERI
Aversa Gaetano Svincolo A3 tel. 347/8488548

SHITJE MAKINASH
“Ylli Auto” di Pace Salvatore via Variante tel. 0981/32589
Lanzillotta Adriano Leonardo via Arcuri tel. 0981/32600

AUTO TRANSPORTIME
Carlomagno Giuseppe viale Europa
Consorzio Autotrasporti Castrovillari c/da Zingara tel. 0981/32341
N.D.A. di D’Angelo Nicolangelo c/da Zingara tel. 0981/32793 – 0981/32386

NDËRMARRJE BUJQËSORE
Bellusci Rossella C/da San Leonardo tel. 0981/32529
Braile C/so della Resistenza, 151 tel. 0981/32138
Brunetti Maria via F.lli Cervi, 8 tel. 0981/32449
Ferrari Giuseppe via Arcuri, 5 tel. 0981/32436
Miraglia Basilio via Corvo, 15 tel. 0981/32016
Pellicano Margherita via Roma tel. 0981/32281
Rizzo Gennaro via Gorizia, 42 tel. 0981/32171
Spata Clementina C/da Colombrina tel. 0981/32671

BANKA
Banca di Credito Cooperativo di Spezzano Albanese svincolo A3 tel. 0981/32893 – 0981/32894

BAR DHE RESTORANTE
“Bar Arbëreshë “di Arcidiacono Concetta Corso della Resistenza – Eianina
“Bar Il Quadrifoglio” di Prioli Letizia via Arcuri 8 tel. 0981/32545
“Bar Oasi” di De Paola Vincenzina via Col. Pace 2
“Bar Lux” di Linza Maria via Roma 92
“Bar Millennium” di Laurenzano Mario via Roma 207
“Bar del Corso” di Carlomagno Giuseppe via Roma 80 tel. 0981/32605
“Bar Mediterraneo” svincolo A3 tel. 340 3201092
“Skanderberg” s.n.c. – Albergo-Ristorante-Oleoteca-Enoteca via Arcuri 13 tel. 0981/32117 – 0981/32362
“Il tempio” Ristorante-Pizzeria via della Liberazione 25 tel.0981/32579 - 338 523744
“Ristorante del Pollino Il Baffo” via Roma tel. 0981/32095
“Tre Stelle”-Ristorante-Pizzeria svincolo A3 tel. 0981/32289

KARBURANTE
Carburanti Sud s.r.l. via Autostrada SA/RC tel. 0981/32361
Carburanti Sud s.r.l. via Roma 12 tel. 0981/32730
De Paola Gigino Stazione di Servizio Esso S.S. 105 tel. 0981/32007
Meridionale Carburanti Agricoli s.a.s. di Genovese Mario & C. S.S. 105 tel. 0981/32659

KARTOLERI
“Rosy Bazar” di Bianco Rosa via Arcuri 18 tel. 0981/32178

ARTIKUJ SHTËPIAKË
“Mondo Casa” di Rugiano Maria via Arcuri

TREGTARE SHËTITËSE MBI ZONA PUBLIKE
Angelini Nicola via Montessori, 4 tel. 0981/32508
Annichino Alessandro via Col. Pace tel. 0981/32612
Armentano Leonardo via Pollino, 32 tel. 0981/32557
Blaiotta Michele via Eiano, 9
Carlomagno Pasquale via Rodotà, 8
Favale Rosario via Cavour, 11 tel. 0981/32727
Ferrari Domenico Salvatore via Roma, 141 tel. 0981/32115
Frascino Gennaro via Marconi, 14 tel. 0981/32222
Guglielmi Pietro via Pollino, 20
Lo Prete Anna via Gullo, 7 tel. 0981/32391
Mazzafera Pietro c/da Commenda tel. 0981/32152
Muti Gaetano via della Montagna 10 tel. 0981/32230
Pace Francesco via Diaz, 10 tel. 0981/32756
Perrone Giuseppe viale Europa, tel. 0981/32233
Perrone Mario via Col. Pace, 2 tel. 0981/32090
Zaccaro Vincenzo via Arcuri, 25

KOMPJUTER DHE PAJISE KOMPJUTERESH
“Webnet Studio” di Angelo Ferraro via Diaz 32 tel. 0981/396813 328 8222882

DEKORATORE NDËRTIMI
Gaetani Francesco viale Europa, 35 tel. 0981/32632
Sancineto Pietro via Dorsa, 17 tel. 0981/32520

QOSHKE
Laitano Rachele via Roma 127 tel. 0981/32143


MJESHTRA NDËRTIMI
Blotta Giuseppe via Godetti tel. 0981/32398
De Paola Francesco via dei Coronei tel. 0981/32702
La Rocca Battista via Garibaldi 5 tel. 0981/32474
Martino Salvatore via Garibaldi 15
Montesano Nicola via Bilotta 13

BOTIME
Jeta Arbëreshe (Mondo italo-albanese) - Mensile Bilingue di Informazione e Cultura Arbëreshe, in Italia e nel Mondo Direttore Responsabile Agostino Giordano Tel. 0981 32539
Lidhja – Unione Organo di stampa della biblioteca “A. Bellusci”- Rivista semestrale italo - greco – albanese – Direttore Responsabile Papàs Antonio Bellusci

FARKËTARE
Lesce Francesco via Allende tel. 0981/32069

ZDRUKTHËTARE
Frascino Vincenzo C/so della Resistenza 1 – Eianina tel. 0981/32890
Forestieri Giuseppe via Roma 239
Gioia Battista via Colombo 4 tel. 0981/32882

FARMACI
Dott.ssa Rita Calabrese Piazza Giovanni XXIII tel. 0981/32554

LULE DHE QANDA
“Idea Verde” di Donato Francesco via Roma 145 tel. 0981/32887
“Fantasie Profumate” di Laitano Vincenzo viale Europa 6 tel. 0981/32036
Oplanti Flora s.r.l. Unipersonale – Ingrosso via Commenda 3 tel. 0981/32705

MULLI VALI
Braile Antonio C/so della Resistenza 15 – Eianina tel. 0981/32497
“Oleificio del Pollino” di Di Pace Vittorina via Col. Pace 33 tel. 0981/32318

GOMISTE
F.lli Vincenzi S.S. 105 tel. 0981/32396
Palazzo Carmine C/da Commenda 16 tel. 0981/396839

SHUMICA SALLAME DHE DJATHËRA
Perrone s.r.l. via Groppa tel. 0981/32850

INSTALIME ELETRIKE DHE TERMO-HIDRAULIKE
Besalba via Marcellino 51
Capparelli Vincenzo via U. Foscolo 8 tel. 0981/32422
De Tommaso Antonio via Manzoni 9 tel. 0981/32292
De Paolo Angelo via Trieste, 8
La Rocca Antonio trav. Kennedy, 7 tel. 0981/32595
Randelli Francesco via P. Scura tel. 0981/32553
Termoidraulica De Stefano via Roma tel. 0981/32352

INDUSTRI E DJATHIT
Casearia Astorino C/da San Leonardo tel. 0981/32379
Azienda Agricola di Trombino Sara C/da Carpanzacchio tel. 349/5220415

LABORATORE TEKNIKJE DENTARE
”Immagine Dentale” di Liguori Piergiorgio via Roma 158

DRU PËR ZJARR
Ambrosano Agostino via Pasolini 8, tel. 0981/32498
Armentano Antonio via Gorizia 99, tel. 0981/32140
Bauleo Francesco via Gramsci 19 tel. 0981/32133 339 7252853

MISHË
Di Cunto Vincenzo via Col. Pace 2
Monci Giuseppina via Roma 135

MATERIAL NDËRTIMI DHE DEKORE
Calcestruzzi s.p.a. S.S. 105 tel. 0981/396854
SAPIC COLOR di Sancineto Pietro e Cariati pierina via Dorsa 17 tel. 0981/32520
Schifino Legnami s.n.c. di Schifino Pierluigi & C. C/da Brego tel. 0981/32112
Termocasa s.n.c. di Vincenti e Muti via della Liberazione 1 tel. 0981/32804 – 0981/396836
ZG s.a.s. di Zulli Giuseppe & C. via Commenda tel. 0981/32023
Zulli Centro Ceramiche s.r.l. svincolo A3 tel. 0981/32149 – 0981/32015

KINKALERI
Donato Gennaro via Roma, 121

OFIÇINA
Blaiotta Giuseppe via Principe Umberto,1 - Eianina
Blaiotta Salvatore via Roma 2/6 te. 0981/32331
Pace Salvatore C/so della Resistenza –Eianina tel. 0981/32589
Pulice Eugenio via della Montagna, 48 tel. 0981/32147
La Rocca Francesco Svincolo Autostradale tel. 0981/32037
Bruno Pietro S.S. 105 tel. 0981/32039

NDERIME VARRIMI
Massaro Antonio via Roma 22 tel. 0981/32824

BUKË
“Baroni” di Perrone Leonardo via Piave, 23 tel. 0981/32126
“Le Voci” di Le Voci Giuseppe via Col. Pace, 80 tel. 0981/32035

PARUKIERE - MJEKRARË
Ambrosiano Franca Pina – Parrucchiera per Signora via Roma 31
Buccino Anna Maria – Parrucchiera Estetista via Roma 124 tel. 0981/32738
La Froscia Rosa Maria – Parrucchiera per Signora via Dorsa 27 tel. 0981/32307
Pesce Roberto - Parrucchiere Unisex via Roma , 76 tel. 0981/32829
Scarponetti Antonio - Barbiere via Roma 149

TEKNIKE SIGURUESE
Camodeca Giuseppe via Matteotti tel. 0981/32404

PRODHIME TIPIKE DHE SOUVENIR
Aversa Carmela via della Liberazione, 32

KUSTURIERËRA
Sartoria Barulli Angelo via della Liberazione 1 tel. 0981/32082

SHENJA QARKULLIMI RRUGOR
La Rocca Giuseppe vico Pitagora 5
MA. CAR. di Scorza Mario via Nicoletti 1 tel. 0981/32678 338 8387527
Metal Segnal Costruzioni s.r.l. – Segnaletica /Edilizia - via de Cardona tel. 0981/32848

ZYRA AVOKATI
Scaravaglione avv. Giuseppa via Della Montagna, 48 tel. 0981/32686

ZYRA MJEKËSH
Capano dott. Pasquale c/da Commenda tel. 0981/32618
Ferrari dott. Domenico, ginecologo, via Arcuri 28 tel. 0981/32061
Ferrari dott. Tommaso, dentista, via Roma 124 tel. 0981/396844
Grisolia dott. Aldo via Col. Pace 20 tel. 0981/32139
La Rocca dott. Mario, medico del lavoro, via Roma 2 tel. 0981/32146
Morrone dott. Costantino , dentista, via Morse
Miraglia dott. Pietro via Roma 169 tel. 0981/32637
Placco dott. Giuseppe, ginecologo, piazza Scanderbeg 2 tel. 0981/32264

ZYRA TEKNIKE
Studio tecnico ing. Braile Domenico C/so della Resistenza 147-Eianina tel. 0981/32649
Studio tecnico ing. Falduto Antonino via Arcuri 37 tel. 0981/32513
Studio tecnico ing. Frascino Antonio via Colombo, 11 tel. 0981/32375
Studio tecnico arch. Pellicano Francesco via Roma 175 tel. 0981/32322
Studio tecnico arch. Policastro Domenico via Gullo, 25 tel. 0981/396895
Studio tecnico geom. Ricioppo Francesco via Aldo Moro, tel. 0981/32757?

DUHAN
Martino Marika via Roma 127 – Tabacchi-Ricevitoria
Miranda Lodovico via Roma 1
Pace Giudice Natale C/so della Resistenza-Eianina tel. 0981/32365

INSTITUT RROJE
Assipol s.r.l. via Allende 4 tel. 0981/32801 – 0981/32803
Assipol s.r.l. via Arcuri e tel. 0981/32782

VERA
Bellizzi Vini di Gaetano Bellizzi via Melissa 7 tel. 0981/32570
Vignaioli del Pollino C/da Ferrocinto – Castrovillari tel. 0981/38035
Vini Miraglia di Basilio Miraglia via Corvo tel. 0981/32016

top

SHOQATA

Pro loco “V. Dorsa”
Associazione di Promozione Turistica
Corso della Resistenza, 10 - Eianina
Pres. Roberto Ceccarini

Ass. Culturale “Jeta Arbëreshe”
Via Marconi, 30 - Eianina - Tel-fax 0981/32539
E-mail: jetarbreshe@libero.it
Dir. Resp. Agostino Giordano

Ass. Culturale “Vëllamja”
Via Clavaro, 1 - Eianina - Tel. 0981/32261
Pres. Carmela Cerchiara

Cooperativa “Aquila Reale”
Via della Liberazione - Frascineto
Tel. 0981/32549
E-mail: info@aquilareale.org
Amm.re Carmela Aversa

Società Sportiva Frascineto
Via Diaz c/o Scuola Elementare - Frascineto
Cell. 339/2890150
Pres. Giuseppe Buonamano

Circ. Culturale “V. Dorsa”
Via Roma - Frascineto
Circ. Ricreativo “3a Età” Frascineto
P.zza Skanderbeg
Circ. Ricreativo “3a Età” Eianina
C.so della Resistenza
Circ. Ricreativo “3a Età Femminile” Frascineto
Viale Europa

Associazione Scuola di Danza Bolero
Associato UISP - Via Melissa - Frascineto
Tel. 347.0837769
Resp. Donatella Tullio e Rosina Muscolino

Associazione Vatra “Papàs Solano”
P.zza Skanderbeg - Frascineto
Tel. 0981.32731
E-mail: caterinadduci@virgilio.it
Pres. Dott.ssa Caterina Adduci

Associazione di Volontariato Protezione Civile
“Gruppo Soccorritori Aquile del Pollino”
Via Trieste, 4 - Frascineto - Tel. 349.1239698
Pres. Dott. Natale Mastrota

Associazione Socio-Culturale Centro Ricerche
“G. Kastriota”
- Via Pollino - Frascineto
Tel. 0981/32048 - E-mail: lidhja@tiscalinet.it
Pres. Papàs Antonio Bellusci

Associazione “Strada del Vino e dei Sapori del
Pollino”
c/o Comune di Frascineto - Sportello
Linguistico Comunale

top


NGJARJE
1 janar – Shën Vasili i Madh - Ejaninë: festa e shënjtit mbrojtës me procesion

6 janar – Teofania - Riti i “Agiasmos”: bekimi solem i ujëravet

Dy javë para fillimit e Kreshmës - Java e Prigatorëvet / Java e të Vdekurëvet
Kremtimi i Shërbesës së Varrimit (nga e hëna deri të prëmten) – Shpërndarje gruri (të prëmten) – Kremtim te Sheshi i Shën Pietrit (të shtunë në mëngjes).
Prigatoret: fëmijët dhe të rriturit vishen me çarçafë të bardhë dhe lypin të ngrën për lëmoshë në emërin e të vdekervet.

Të dieltën pas të Mërkurën e Hivet: Karnivalluni – Çahën poçet
Zakon kureshtar me finalitetin e rrënimit të vegëlavet shtëpiake për ndalimin e zierjes së mishit dhe lëkura e derrit dhe për ndihmuar agjërimin e Kreshmës.

Të Dieltën e Dhafnës - Procesioni solemn .

Java e Madhe
Nga e hëntja deri të mërkurtën: Mëngjesori i Dhëndërrit
Të ënjtën: leximi i Dymbëdhjetë Vangjlevet
Të prëmten: varrimi solemn për vdekjen e Krishtit – Procesioni

Pashkët
Të Dieltën e Pashkëvet: kremtimi i Liturgjisë Hyjnore – Ka Sheshi i Qishës: shpërndarja e vezevet të kuqe dhe e kuleçevet.
Të Hënten e Pashkëvet: parakalimi i grupevet folkloristikë të ardhur nga komunitetet e tjera arbëreshe.
Të Martën e Pashkëvet: Vallet – Ata ç’nxijen – Kutulla – Ushtria e Skanderbekut
Dy të diela pas Pashkëvet: Shën Mëria Këtje Lartë
Ejaninë: Festa e Shën Mërisë Këtje Lartë; vallet dhe parakalimi i grupevet folkloristike të ardhur nga komunitetet e tjera arbëreshe.

Panair Pan-arbëresh
Shfaqje e periudhës pranverore me datë të lëvishëme.

29 theristi – Të Shënjtët Pietri dhe Pali
Tregu i përvitshëm i prodhimevet të hershëm , i djathit dhe i gjizavet të thata.
Processioni pasdrekës – Shfaqje.

2 llonar: çmimi letrar “Il gusto del territorio” për rritjen e vlerës e burimevet njerëzorë dhe kulturorë të Kalabrisë.

30 llonar/13 gusht: Qisha e Madhe - 18:30: kremtimi i “Paraklisis” për nderin e Hyjlindëses së Perëndisë.

10 gusht – “Calici di stelle”
Mbrëmje në shenjën e astronomisë dhe e ngjërimit e verës dhe prodhimevet tipike.


14 gusht
- Qisha e Madhe – 17:00: shpërndarja bukës për devocionin e Shën Rokut.

15 gusht – Fjeturit e Shën Mërisë Virgjër
Qisha e Madhe: kremtimi i Liturgjisë Hyjnore – Procesioni

14 vjesht – Lavdërimi i Kriqit
Qisha e Madhe: kremtimi i Liturgjisë Hyjnore – Bekimi i borzilokut – Procesioni – Loja e arravet.

30 Shën Mërti : Qisha e Madhe: fillimi i nëntërrokësh për nderin e Ngjizjes e Sh. Anës.

9 Shën Ndre: Ngjizja e Shën Anës
Qisha e Madhe: kremtimi i Liturgjisë Hyjnore – Procesioni

10 Shën Ndre
Qisha e Shën Luçisë: treshe për nderin e Shën Luçisë, dëshmore sirakusane.

12 Shën Ndre: zjarre për nderin e Shën Luçisë

13 Shën Ndre: Shën Luçia – Procesioni

20/23 Shën Ndre: Qisha e Madhe: funksione fetare për Natallet/Krishtlindjet

24 Shën Ndre – vigjilja e Natallevet/Krishtlindjes
Qisha e Madhe: Mesha e mesnatës.

25 Shën Ndre – Natallet / Krishtlindja
Qisha e Madhe – 16:00: puthja e këmbës së Shën Buminit.

26 Shën Ndre – Ejaninë: Qisha e Shën Vasilit të Madh: funksione fetare për nderin e Shën Vasilit të Madh.

top

NUMËRAT E DUHUR

Bashkia
Via Roma
Centralini: 0981/32013 fax: 0981/32488
Sindëku: 0981/32487
Sekretaria: 0981/32488
Policia Bashkiake 0981/32013

Zyra postare
Via Diaz tel. 0981/32103 0981/32582

Murgesha Basiliane
Via Roma 247 tel. 0981/32019

Istituti Përmbledhës “E. Koliqi”
Via F.lli Cervi tel. 0981/32027
Via V. Diaz tel.0981/32027
Via Nicoletti – Eianina tel. 0981/32560

Uniteti Socio Sanitare Lokale n. 2 – Zyra Sanitare
C/so della Resistenza – Eianina tel. 0981/32670

Shërbimi i Ndihmës së shpejtë
Tel. 0981/73221

Farmacia Calabrese
Piazza Giovanni XXIII tel. 0981/32554

APT Shërbimi për Informacione Turistike
A3 SA/RC – Stacion shërbimi Frascineto Ovest
Tel. 0981/32710

Shoqata Turistike Pro-Loco “V. Dorsa”
C/so della Resistenza – Eianina
Tel. 0981/32558

Biblioteca Ndërkombëtare “A. Bellusci” e Museumi Etnografik “Argalia/Il telaio”
Via Pollino 84 Tel/fax 0981/32048

Policia Rrugore
Svincolo A3 - Tel. 0981/396111

Ndihma Rrugore A.C.I.
Via Roma, 10 tel. 0981/32129

CAI Club Alpino Italiano Sottosezione del Pollino
Tel. 347 6550784 - 328 1026646

Ndihma malore
Tel. 339 6197005

Shoqata e Shërbimit Vullnetar Mbrojtja Civile “Gruppo Soccorritori Aquile del Pollino”
Via Trieste 4 tel. 349 1239698

top

FRASNITA MBI WEBIN

http://www.comune.frascineto.cs.it
http://www.frascinetoweb.it
http://www.bibliotecabellusci.it
http://www.vinopollino.com
http://www.aquilareale.org
http://www.parcopollino.it/comuni/frascineto.htm
http://www.cmpollino.it
http://www.arbitalia.it
http://www.bbpieffe.it

top