|
| |
| Toponomastika Dygjuhėshe |
| Kurs Alfabetizimi Arbėresh Pėr Tė Rriturit |
| 600 Vjetori i Lindjes
sė Gjergj Kastriotit Skanderbegut |
|
Histori - Kulturë - Turizëm |
|
| Toponomastika
Dygjuhëshe |
Puna e parë e
rëndësishme, e realizuar nga Sporteli Gjuhësor
gjatë vitit të parë i akitvitetit të tij,
ka qenë toponomastika dygjuhëshe.
Puna, e zhvilluar në faza të ndryshme, mbështetet
në një kërkim që ka pranuar rifitimin e toponimëvet
tradicionalë përkatësë makro-zonavet (sipërfaqe
e gjera të vendit) dhe mikro-zonavet (siperfaqe mė pak tė gjera qė shpesh pėrputhėn me gjitonitė dhe binė nė makro-zonat).
Pastaj ka qenë realizuar versioni dygjuhësh i toponomastikës
zyrtare i përfunduar me të dhënat relative profesionit,
datës së lindjes dhe së vdekjes së personazhit
që i ka dhënë emrin udhës. |
|
|
U shfrytëzuan tri tipologji tabelash: një me përmasë
standarte për toponomastikën zyrtare, një treguese
makro-zonën dhe një mikro-zonën.
top
|
|
Kurs alfabetizimi Arbëresh për të
Rriturit |
Midis aktivitetevet për mbrojten
dhe vlerësimin e gjuhës dhe të kulturës arbëreshe,
Administrata Bashkiake e Frasnitës me suportin e Sportelit
Gjuhësor ka organizuar një kurs alfabetizimi arbëresh
për të rriturit që u zhvillua nga muaji i janarit
deri në prill të 2005.
Njëqind orë mësimi të kushtuara studimit e
gjuhës dhe kulturës arbëreshe. Shumë të
regjistruarit. Shumë të mirë rezultatet të
arritur në caqen e kuptimit të njohurivet gjuhësore-kulturore.
I madh entuziazmi i të regjistruarvet: publik i ri, arbërishtfolës
dhe italishtfolës, shumë i motivuar për thellimin
rreth të dhënuravet kulturore vetjake.
Tani zhvillohet kursi i dytë për të rriturit i
ndarë në dy seksione:niveli i parë për fillestarët
dhe niveli i dytë për ata që kanë ndjekur
ciklin e parë.
top
|
|
600 Vjetori i Lindjes së
Gjergj Kastriotit Skanderbegut
|
Në vitin 2005 bie gjashtëqind vjetori
i lindjes së Gjergj Kastriotit Skanderbegut. Këtij përvjetori
Administrata Bashkiake dedikoi disa iniciativa
shpërndara gjatë gjithë vitit. Sporteli Gjuhësor
ndihmoi Administratën Bashkiake në projektimin, realizimin
dhe reklamin e ngjarjevet. Viti i Skanderbegut u hap me kuvendin
mbi temën “Traditat fetare
dhe folklorike tė Pashkėvet Frasnitė dhe Ejaninė” që
u mba më 13 mars. Ndikoi i pari Panair
Pan-arbėresh që u mba më 19 -20 mars, në tė cilin
morën pjesë afërsisht njëzet komunitete arbëreshë
të ardhur nga krahina të ndryshme të Italisë.
Në të njëjtin program hynë Pashkët e
Arbëreshëvet, festimet e së cilavet u inauguruan
më 26 mars me ekspozitėn e libravet
dhe dorėshkrimevet mbi Skanderbegun e me ekspozitën e
ikonavet të Josifit Droboniku. Në të njëjtën
datë u mba kuvendi mbi temën “Gjergj
Kastrioti Skanderbegu nė historinė”.
Sporteli Gjuhësor mori pjesë edhe në organizimin
e vallevet dhe e shfaqjevet që
u zhvilluan gjatë ditëvet e Pashkëvet si, p. sh.,
shfaqja e grupevet nga Shqipëria dhe nga Greqia (Arvanitët).
Sporteli organizoi edhe kuvendin "Kalabria
Veriore nė Mesjetėn. Ngulime manastiri Frasnitė dhe nė territorin
e Pulinit” që u mba më 9 prill me rastin e
festës së Shën Mërisë Këtje Lartë."
Programmi estiv “R-Estate a Frascineto”, i programuar
nga Sporteli Gjuhësor me Administratën Bashkiake, hynë
edhe ndër ngjarjet për 600 vjetorin e lindjes së
Gjergj Kastriotit Skanderbegut.
Ngjarje të tjera do të mbahen gjatë muajvet që
vinë për të kompletuar festimet për nderin
e Gjergj Kastriotit Skanderbegu.
Sporteli Gjuhësor ka realizuar udhërrëfyesën
dhe CD Romin “Frascineto – Eianina. Storia, Cultura,
Turismo” në të cilet tregohet historia, kultura,
bukuritë artistike dhe punët prodhuese të këtij
komuniteti i vogël dhe i pasur që gjendet në brinjat
e Pulinit.
Sporteli ka realizuar edhe sitin web dygjuhësh e bashkisë
dhe është pikë referimi e rëndësishme
për Administratën Bashkiake dhe për komunitetin
për të gjithë veprimet politike gjuhësore
dhe kulturore në favorin e vlerësimit të pakicës
arbëreshe në territorin komunal dhe nacional.
top
|
|