Top Frascineto
Je këtu : Home Projekti i Sportelit Gjuhësor

Sporteli Gjuhësor

Sporteli Gjuhësor

Sporteli gjuhësor i Bashkisë, i financuar nga Ligji 482/99 “Norme in materia di tutela delle minoranze linguistiche storiche in Italia" e i dashur nga Administata Bashkiake për promovimin dhe vlerësimin e gjuhës dhe kulturës minoritare arbëreshe, është hapur prej vitit 2001.

Edhe ndëse fondi nacional, është e pakësohet nga viti në vit, operatorët gjuhësorë, jo vetëm në Bashkinë tonë po edhe në të gjitha bashkësitë e tjera arbëreshe të Proviçës së Kozencës, vazhdojnë e ruajnë pasionin e tyre dhe vazhdojnë të shërbejën me të njëjta ritme, ture ruajtur kështu jo vetëm një vend pune “të pastabilizuar” po ruajnë një kështjellë mbrojtje që vazhdon të sigurojë një aktivitet të qartë sensibilizimi dhe mbrojtje të gjuhës arbëreshe.

Synime të përgjithshme

Sportelli gjuhësor, ndër synimet e para ka të jap asistencë për përdorimin zyrtar dhe të përditshëm të arbërishtes, të japë konsulencë administratës bashkiake, institucionevet shkollore, shoqatavet dhe gjindjavet të katundit ture promovuar përdorimin e gjuhës arbëreshe në të gjitha mjediset dhe në çdo rast të jetës politike, shoqërore, ekonomike, administrative dhe kulturore.

Aktiviteti i Sportelit gjuhësor ndahet në dy pjesë: njëra front office në kontakt të drejtpërdrejt me gjindjat në strukturën bashkiake dhe me informacionet që jipen në këtë faqe web; dhe jetra back office që përmbledh të gjitha ato aktivitete që bëjnë të mundur jo vetëm komunikimin në gjuhën e mbrojtur, por edhe kërkime leksikore si strumente për pasurimin dhe vjeljen e trashëgimisë gjuhësore dhe leksikore.

Synime specifike për vitin 2011

Këtë vit, sporteli gjuhësor do të realizoj në këtë faqe web, një hapësirë virtuale ku mund të jap lajme dhe informacione për legjislacionin e mbrojtjes së pakicave, tekstet ebotuara në vitet e fundit me interes albanologjik dhe kuriozitete dhe lajme të tjera mi gjuhën dhe kulturën arbëreshe në përgjithësi dhe mbi historinë dhe kulturën e Frasnitë në veçanti. Sporteli gjuhësor do të merret, nëpërmjetë kërkimive dialektologjike në terren, me vjeljen e pasurisë leksikore të të dyja bashkësive: Frasnita dhe Purçilli.