Mirë se na erdhët Frasnitë

Frasnita dhe Purçilli, pjesë të së njëjtës Bashki, shtrirë në "Parkun Kombëtar të Pulinit", janë pjesë e bashkësivet arbëreshe të Kalabrisë. Frasnita është 486 m mbi nivelin e detit dhe ështe 65 km larg prej kryeqendrës së provinçës së Kozencës me të cilën lidhet me autostradën SA/RC.
Frasnita dhe Purçilli ruajnë me xhelozi gjuhën arbëreshe, ritin bizantin dhe gjithë pasurinë e dokevet, zakonevet dhe traditave. Folklori i Frasnitës shprehet në vallet dhe këngët arbëreshe që mbahen gjatë Pashkëvet dhe përkatësisht me VALLET e ditës së martë pas Pashkëvet.


