Top Frascineto
Je këtu : Home

Shtëpia

Të dhëna të përgjithshme

Udhërrëfyesi për shërbimet që ju japim tek kjo faqe web

Për të lehtësuar hyrjen e të gjithë gjindjavet të katundit në informacione me karakter të përgjithshëm dhe për t’i dhënë përdoruesve një mënyrë të re për të  ndërvepruar me internetin, Bashkia e Frasnitës ka vënë në punë disa shërbime që mund të jepen me këtë faqe web, çdo ditë, 24 orë mbi 24 orë.

Mundësitë e dhëna në këtë faqe web janë të shumta: prej shikimit dhe komunikimit të të dhënavet personale, deri te nisja e një praktike.

Shërbimet informuese të përgjithshme të dhëna dhe përshkrimet e secilit prej tyre mund të konsultohen prej të gjithë përdoruesve.

Përdorimi i shërbimevet personale është i ruajtur vetëm për përdoruesit e njohur prej kësaj faqe web dhe parashikon trajtimin e të dhënavet personale të kërkuesit.

Për të lehtësuar hyrjen e të gjithë qytetarëvet, Bashkia e Frasnitës ka parashikuar realizimin e kësaj faqe web sipas standarteve të W3C (World Wide Web Consortium) për të siguruar qartësi dhe mundësi përdorimi në mënyrë maksimale të informacioneve për çdo përdorues dhe pa dallim browser-i.

Ture qënë kjo Bashki, njëra prej 55 bashkivet arbëreshe të Italisë që janë të rrënjosura historikisht në Italinë e Jugut dhe ture bënë pjesë në pakicën gjuhësore arbëreshe, e cila është e mirënjohur prej ligjit italian numër 482 të vitit 1999 “Norma për mbrojtjen e pakicave gjuhësore historike”, u parashikua kjo faqe web dygjuhëshe italisht/shqip.

Së fundi ju informojmë që së shpejti kjo faqe web do të pasurohet me një udhërrëfyes turistik dhe do të parashikohet në të edhe një hapësirë vetëm për faqen e Sportelit Gjuhësor të kësaj Bashkie.