Top Frascineto
Je këtu : Home Bashkia me pak fjalë

Formati televiziv ArbëriaTVOccitana

Në Teleuropa Network çdo të martë në orën 20.00 mund të shihni formatin televiziv në gjuhën arbëreshe dhe oçitane. Programi televiziv, që vlerëson pasurinë e pakicavet arbëreshe dhe oçitane të provinçës, vazhdon t'i jap zë minorancavet gjuhësore historike që prej tre vitesh. I mbështetur nga presidenti i provinçës Mario Oliveri dhe nga asesorja e Kulturës dhe e Pakicavet Gjuhësore Maria Francesca Corigliano dhe e ideuar nga gazetari Alfred Frega me bashkëpunimin e prof. Francesco Altimari, profesor i katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Kalabrisë, programi sot drejtohet prej gazetarit Nicola Bavasso.

Formati mund të ndiqet edhe në faqen web: www.tenonline.it/arberia.